
Një grua 29 vjeçe, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
] Sipas informatave fillestare, ajo dyshohet se kishte qenë me grip disa ditë më parë dhe kishte marrë tretman mjekësor në shtëpi, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.