
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se shqiptarët sot do të mblidhen në Shkup në një “protestë gjithëkombëtare” pas asaj të mbajtur në Prishtinë e Tiranë.
Ai tha se këta protestues kanë një thirrje: kërkesë për të vërtetën, drejtësinë dhe lirimin e çlirimtarëve.
Hamza tha se shqiptarët kudo që jetojnë janë shumë të shqetësuar nga kjo padrejtësi.
“Shteti ynë është shumetnik, por të gjitha gjykimet e kësaj gjykate janë njëetnike. Lufta jonë e drejtë po gjykohet. Liria jonë po gjykohet”.
Hamza tha se një ditë para nisjes së fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme, do të takojë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, në një vizitë në Hagë.
“Shpresoj shumë që kjo do të jetë vizita ime e fundit atje. Sepse pas pak muajsh ata do të jenë të lirë dhe do të kthehen krenarë”