Operacioni 30 milionësh: Inter transferon yllin e rivalëve në merkaton e janarit

18:50 | 18 Dhjetor 2025

Inter ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.

Mes skuadrave më aktive është edhe Interi me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror.

Sipas Tuttomercato, Inter synon transferimin e mbrojtësit të Romës, Wesley, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Dumfries.

Dumfries do të qëndrojë jashtë fushave për tre muaj dhe zikaltërit do të ndërhyjnë në afatin dimëror.

Braziliani ka realizuar 3 gola këtë sezon dhe ka kontratë me Romën deri në vitin 2030.

Për të siguruar shërbimet e tij Inter do të duhet të ofrojë më së paku 30 milionë euro.

Komento: