Arrihet marrëveshja, Federico Chiesa nga janari përsëri në Serie A

16:09 | 20 Dhjetor 2025

Federico Chiesa rikthehet në Serie A.

Federico Chiesa do të largohet nga Liverpooli në janar për t’u rikthyer në Serie A.

Sulmuesi nuk ka mundur dot të fitojë një vend titullari te klubi i kuq dhe është i hapur për një rikthim në Itali.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Chiesa do t’i bashkohet Atalantës.

Chiesa ka arritur marrëveshje me zikaltërit dhe në Bergamo do ta ketë të garantuar pozitën e titullarit, pasiqë Lookman do të largohet.

Komento: