
Sot nis zyrtarisht Big Brother VIP Albania në edicionin e tij të pestë, duke shënuar fillimin e një aventure të re televizive që pritet të dominojë bisedat dhe ekranet gjatë javëve në vijim.
Moderatori i spektaklit, Ledion Liço, e përshkroi rikthimin e formatit si më shumë sesa një program televiziv.
“Big Brother është një ngjarje më shumë se sa një program televiziv. Është një ngjarje që na bashkon të gjithëve”, u shpreh ai.
Sipas Liços, këtë sezon shtëpia është më e bukura që Big Brother ka pasur ndonjëherë, edhe përtej edicioneve VIP, ndërsa nisja e sezonit shënon “fillimin e një aventure tjetër të paharrueshme”.
