Nën kërcënimin e armës, grabitet një shtëpi në Pejë – vidhen ari e para të gatshme

10:26 | 21 Dhjetor 2025
Nën kërcënimin e armës, grabitet një shtëpi në Pejë – vidhen ari e para të gatshme

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në qytetin e Pejës.

Sipas raportit të Policisë, tri viktima kanë raportuar se në shtëpinë e tyre me forcë kanë hyrë po ashtu tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, thikave dhe sprejit, iu kanë grabitur gjëra me vlerë, duke përfshirë para të gatshme, ari dhe një telefon të mençur, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet nga PK.

Komento: