Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që mori gjithë vëmendjen

13:47 | 21 Dhjetor 2025

Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli tension dhe emocione, teksa pas rezultatit të televotimit, gara përfundoi për Toneyn, i cili u detyrua të lërë shtëpinë.

Edhe pse largimi i tij ishte momenti kryesor i Prime-it, në qendër të diskutimeve është vendosur moderatorja Jonida Vokshi.

Në rrjetet sociale po qarkulluan disa pamje nga momenti i shpalljes së rezultatit, të cilat kanë nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme nga ndjekësit.

Një pjesë e publikut aludoi se Jonida mund të ketë bërë një gabim gjatë leximit të rezultatit, duke përmendur emrin e Labinotit në vend të Toneyt.

Për t’i dhënë fund spekulimeve, moderatorja reagoi vetë përmes një postimi në rrjete sociale.

Komento: