Daut Haradinaj: Sektori privat dhe afaristët janë heronjtë modernë të Kosovës

14:56 | 21 Dhjetor 2025
Daut Haradinaj: Sektori privat dhe afaristët janë heronjtë modernë të Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj postoi një video në Facebook në lidhje me sektorin privat dhe punëtorët e këtij sektori.

Haradinaj tha se sektori privat dhe afaristët janë heronjtë modernë të Kosovës. Ai mbrëmë u takua me afaristin Sylë Berisha dhe me bashkëpunëtorë të shumtë, duke thënë se janë shembull i patriotizmit në këto kohë, si taksapagues të rregullt dhe si punëdhënës për qytetarët.

Haradinaj tha se bashkë me Agim Çekun dhe Bali Muharremajn, të cilët ishim të ftuar në ndejën e fundvitit nga Syla, me punëtorë dhe shumë afaristë të tjerë u nderuan shumë. Ai tha se si Aleancë,kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë mbështetësit më të mëdhenj të këtij sektori, si në qeverisjen lokale ashtu edhe në atë nacionale.

Postimi i plotë:

Sektori privat dhe afaristët janë heronjtë modernë të Kosovës.
Me qindra të punësuar dhe sukses të jashtëzakonshëm, Sylë Berisha, së bashku me bashkëpunëtorët e shumtë të pranishëm mbrëmë, janë shembull i patriotizmit në këto kohë, si taksapagues të rregullt dhe si punëdhënës për qytetarët tanë.
Kompania e tij, Termo Plast, dhe lidershipi që ai përfaqëson janë frymëzim për të gjithë ata që duan të ndërtojnë, të investojnë dhe të besojnë në Kosovë.
Ishim të nderuar që, bashkë me Agim Çekun dhe Bali Muharremajn, të ishim të ftuar në ndejën e fundvitit nga Syla, me punëtorë dhe shumë afaristë të tjerë.
Ne, si Aleancë, kemi qenë dhe do të jemi mbështetësit më të mëdhenj të këtij sektori, si në qeverisjen lokale ashtu edhe në atë nacionale. Në listën tonë i keni më të mirët nga Suhareka, të cilët do t’ju përfaqësojnë denjësisht duke shtyrë përpara interesat tuaja si komunitet biznesor dhe si shoqëri në përgjithësi: Albana Bytyçi me numër 6, Burim Ramadani me numër 11 dhe Refki Bytyçi me numër 35, në listën tonë Krah Teje 129.
Ju priftë e mbara juve që e mbani gjallë buxhetin e shtetit dhe Kosovën.

Komento: