
Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit.
Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian po hyjnë në Kosovë për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.
Radhë të gjata mjetesh janë krijuar menjëherë pas hyrjes në territorin e Kosovës, në pikën kufitare të Vërmicës. Shkak për këtë situatë është procedura e detyrueshme e pagesës së siguracionit jeshil për automjetet me targa të huaja që do të qëndrojnë në Kosovë, transmeton Top Channel.