
Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit, pasi vetura me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Raportohet se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi gardhin mbrojtës dhe shenjën rrugore pranë autostradës.
Nga automjeti i aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan si janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Burim Jashari, një imam nga RMV, tha se një burrë dhe një grua janë viktimat, ndërsa një tjetër shqiptar ndodhet në gjendje kome.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Beograd, ku humbën jetën Nazim Avdiu dhe bashkëshortja e vëllait tonë Shkëlzen Avdiu, ndërsa Shkëlzen Avdiu ndodhet në gjendje kome, në gjendje të rëndë shëndetësore”, shkroi ai ndër tjerash në një postim në Facebook.