
Një person ka mbetur i plagosur në këmbë mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, pasi persona të panjohur kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas raportit 24-orësh, viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, thuhet se ka dalë edhe prokurori.
“Të dyshuarit, pasi kanë kryer veprën, janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është në procedurë hetimore”, thotë PK.