Aksident tek Menza e Studentëve – Bllokohet komunikacioni

09:56 | 22 Dhjetor 2025
Aksident tek Menza e Studentëve – Bllokohet komunikacioni

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Menza e Studentëve. 

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar edhe komunikacioni.

Në redaksinë e Kanal 10 kanë arritur pamje nga ky aksident, ku shihen dy vetura të cilat janë përplasur mes vete.

Nuk dihet akoma nëse ka persona të lënduar, pasi që Policia ende nuk ka dalur me njoftim rreth këtij aksidenti./Gazeta10

Komento: