Shenoll Muharremi: Sot jemi më të varfër dhe të pasigurt, rryma është kthyer në luks

10:56 | 22 Dhjetor 2025
Shenoll Muharremi: Sot jemi më të varfër dhe të pasigurt, rryma është kthyer në luks

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me situatën ekonomike dhe të energjisë në vend.

Muharremi ka thënë se sot qytetarët janë më të varfët e më të pasigurt, pasi rryma është kthyer në luks.

Postimi:

Edhe ma t’varfën, edhe n’terr

A po e shihni si kogja disa aktivitet zgjedhore që po raportohen janë duke u zhvilluar në terr, me llampa e me qirinjë. A thua në cilin shekull jemi? Zoti e di sa fshatëra e vendbanime tjera janë pa energji këto momente..

Na i rritën çmimet e energjisë 2-3 herë brenda një mandati, e na e sollën gati 1 miliardë euro import energjie me çmim 4-5 herë ma të lartë sesa prodhojmë vetë.

Na krijuan inflacion kronik… Me çmime në market që, me fuqi bleresë, jane disa herë më të larta sesa në Gjermani e Zvicër.

I rënduan e denuan biznseve vendore e prodhuesit e disa prej tyre e ndalën punën, tjerët po prodhojnë më pak e importi i mallrave si rezultat ka arritë mesatarisht 500 milionë euro në muaj, e 6 miliardë në vit.

Tona t’zezat, e prapë nuk kemi rrymë.

Nëse kjo është qeverisje efektive dhe e zgjuar, atëherë ky është modeli më i keq i mundshëm e gjithashtu qeverisja më e dobët që kemi parë ndonjëherë në Kosovë.

Sot jemi ma të varfën, ma të pasigurt dhe po jetojmë në një shtet ku rryma është luks, jo shërbim.. për qytetarët familjet dhe ekonominë.

Komento: