Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të përjetshëm

11:26 | 22 Dhjetor 2025
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të përjetshëm

Në Gjykatën Supreme po mbahet shqyrtimi i rastit në Dardan Krivaqës i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, në gusht të 2021-tës.

Lidhur me dënimin, mbrojtja ka paraqitur ankes. Kërkesë e avokatit të Krivaqës është që rasti të kthehet në rigjykim ose t’i hiqet dënimi i përjetshëm.

Mbrojtja është ankuar ndaj dënimit të vërtetuar nga Gjykata e Apelit. Avokati Skender Musa, po ashtu po kërkon nga trupi gjykues që në rast të kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore e Ferizajt të mos e marrë në trajtim rastin.

Në Gjykatën Supreme fillon shqyrtimi i rastit të Dardan Krivaqës

Komento: