
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me gjashtë vota për, ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Kërkesa e Kelmendit u aprovua në takimin e jashtëzakonshëm të hënën, me votat e gjashtë anëtarëve. Kryesuesi Ardian Hajdaraj propozoi që në pozitën e U.D Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.
“Votoj kundër që zoti Qalaj të jetë u.d Kryeprokuror i Shtetit për shkak të kërkesave të mia që i kam bërë në drejtim të zotit Qalaj të mos ishte pjesë e KPK-së derisa të shqyrtohet çështja e Kelmendit”, tha Vuniqi, raporton Betimi për Drejtësi.
KPK caktoi Qalajn si U.D. dhe ky vendim hyri në fuqi qysh sot.