
Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike.
Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”, ku nuk ka furnizim me rrymë qe katër ditë.
Po ashtu edhe në lagjen “Ortakoll”, raportohet se nuk ka rrymë që nga ora 17:00 e ditës së djeshme, e po ashtu edhe në Zhur nga ora 09:00 e mëngjesit të ditës së djeshme.
Raportime për mungesën e energjisë elektrike ka pasur edhe në qytete tjera si Ferizaj, Suharekë etj.