“Bashkë e çajmë rrethimin”, Nisma intensifikon thirrjet për votë për Fatmir Limajn

13:26 | 23 Dhjetor 2025
“Bashkë e çajmë rrethimin”, Nisma intensifikon thirrjet për votë për Fatmir Limajn

Fushata elektorale ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka intensifikuar thirrjet për mbështetje qytetare.

Përmes mesazheve publike, kjo parti u ka bërë thirrje votuesve që të votojnë numrin 122, me qëllim, siç thuhet, “çarjen e rrethimit politik” dhe dërgimin e Fatmir Limajt në Kuvendin e Kosovës.

Pos numrit 122 për Nisma Socialdemokrate, partia bën thirrje për ta votuar edhe numrin 1 për Fatmir  Limajn.

“Bashkë e çajmë rrethimin”, është mesazhi kryesor me të cilin kjo parti po kërkon mobilizimin e elektoratit në ditën e zgjedhjeve

Komento: