
Burri i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, pas tërheqjes së kompanisë së Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, nga ndërtimi i një kompleksi luksoz në qendër të Beogradit, duke e ftuar atë që investimin të bëjë në Prishtinë.
Sadriu, përmes një postimi në rrjetin social X, ka ftuar kompaninë që investimin të bëjë në hotelin “Grand”, duke deklaruar se ky investim “do të bashkonte njerëzit’’.

“Tërheqja nga projekti në Beograd përforcon një të vërtetë të rëndësishme: projektet që vlejnë janë menduar për të bashkuar njerëzit, jo për t’i ndarë ata. Relokimi i këtij vizioni në Prishtinë dhe transformimi i hotelit “Grand” në një hotel me emërtimin “Trump” – do të rivitalizonte një lokacion të rëndësishëm dhe do të bashkonte njerëzit”, ka deklaruar ai.