Luan Aliu: Të rinjtë freelancer meritojnë mbështetje dhe mundësi të barabarta

15:26 | 23 Dhjetor 2025
Luan Aliu: Të rinjtë freelancer meritojnë mbështetje dhe mundësi të barabarta

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Luan Aliu, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për rininë, teknologjinë dhe të ardhmen digjitale të Kosovës.

Ai ka dëgjuar sfidat e shumë të rinjve freelancer nga qytete të ndryshme dhe premtoi angazhim për t’i adresuar këto çështje në nivel shtetëror.

Problemet kryesore që Aliu do të trajtojë përfshijnë pamundësinë e përdorimit të PayPal dhe Stripe në Kosovë, koston e lartë të zgjidhjeve alternative si Payoneer, taksën amerikane për produktet digjitale dhe njohjen e Kosovës nga platforma të mëdha si Upwork apo Etsy. Ai theksoi se pengesat administrative po e vështirësojnë punën dhe të ardhurat e freelancerëve kosovarë.

“Qëllimi ynë është i qartë: të mbështesim rininë që po promovon Kosovën në gjithë botën. Rinia jonë po punon, po krijon dhe po sjell të ardhura në ekonominë e vendit. Detyra jonë është t’ua hapim dyert, jo t’ua vështirësojmë rrugën,” tha Aliu.

Komento: