
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mehmet Klinaku përmes një fotografie në Facebook ka njoftuar se ish kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku po i jep përkrahje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vet kandidatit Klinaku.
Klinaku tha se kjo përkrahje është tregues se terreni flet për momentumin e AAK-së.
Postimi i plotë:
Xhabir Zharku, ish kryetar i komunës në Kaçanik, i jep përkrahje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatit me numë 39, Mehmet Klinakut.
Kjo përkrahje është tregues se tereni flet për momentumin e AAK-së, për nevojën që të ketë ndryshim dhe se 28 dhjetori do t’i sjell të dyja. Krah Kosovës, krah secilit.
Gjithmonë krah teje, krah secilit, krah vendit.