Goditet një rrjet prostitucioni në Vlorë, arrestohen dy kinezë

18:26 | 23 Dhjetor 2025
Goditet një rrjet prostitucioni në Vlorë, arrestohen dy kinezë

Një rast i trafikimit dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion është zbuluar në Vlorë, ku policia ka arrestuar dy shtetas kinezë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër shtetase, e dyshuar si bashkëpunëtore në këtë aktivitet kriminal.

Sipas burimeve zyrtare, operacioni i koduar “Victim” u finalizua pas hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Hetimet çuan në identifikimin e tre personave të përfshirë në shfrytëzimin për prostitucion.

Në pranga ranë shtetasja X. L., 40 vjeçe, dhe shtetasi B. W., 31 vjeç, të dy banues në Kinë, ndërsa shtetasja K. X., 50 vjeçe, u shpall në kërkim. Të tre dyshohen se shfrytëzonin për prostitucion një shtetase kineze 52-vjeçare, në një apartament të marrë posaçërisht për këtë qëllim në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit të ambientit, policia gjeti edhe një shtetas shqiptar, i cili ndodhej në apartament në momentin e ndërhyrjes. Si ai, ashtu edhe shtetasja kineze e shfrytëzuar, u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni i koduar “Victim”, që goditi një rast të shfrytëzimit për prostitucion. Nga hetimet u identifikuan 3 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. 2 prej tyre, shtetasja X. L., 40 vjeçe, banuese në Kinë dhe shtetasi B. W., 31 vjeç, banues në Kinë, u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja, shtetasja K. X., 50 vjeçe, u shpall në kërkim.

Komento: