
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur paraditën e sotme në fshatin Lubinjë e Epërme, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për Ðulja Šabani.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 11:45, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar njoftim për një person pa shenja jete. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se 47-vjeçarja, ndodhej e pajetë në banesën e saj.
Dëshmitari në këtë rast ka deklaruar se viktima ishte e sëmurë dhe se më herët ishte kërkuar ndihma mjekësore.
Njësia e emergjencës, pasi ka arritur në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete, gjë që është konfirmuar edhe nga mjeku përgjegjës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Prizrenit, Hetimet Rajonale si dhe është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.