Venezuela në OKB: SHBA po nis agresionin me ambicie kontinentale në Amerikën Latine

08:26 | 24 Dhjetor 2025
Venezuela në OKB: SHBA po nis agresionin me ambicie kontinentale në Amerikën Latine

Venezuela ka paralajmëruar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë një “agresion” ndaj saj si pjesë e një plani më të gjerë për të zgjeruar ndikimin në Amerikën Latine.

Ambasadori venezuelian në OKB, Samuel Moncada, tha se vendi i tij është vetëm “shënjestra e parë” e asaj që ai e quajti ambicie kontinentale të Uashingtonit, duke akuzuar SHBA-në për sulme ushtarake, bllokadë detare dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare pa miratimin e Kongresit amerikan.

Sipas Karakasit, sulmet amerikane të nisura në shtator kundër anijeve të dyshuara për trafik droge kanë shkaktuar të paktën 105 viktima. SHBA-ja i mohon akuzat, duke thënë se veprimet synojnë luftën kundër karteleve të drogës dhe financimit të tyre përmes naftës venezueliane.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia dhe Kina kritikuan veprimet amerikane, duke paralajmëruar për rrezik precedentësh dhe shkelje të sovranitetit të Venezuelës.

Komento: