Edona e ndal fushatën për pak për ta kujtuar Shemin

10:00 | 24 Dhjetor 2025

Edona Llalloshi këto ditë është e angazhuar në fushatë zgjedhore, ku po garon nga radhët e Vetëvendosjes për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Këngëtarja, e cila ka hyrë në politikë, po zhvillon aktivitete të shumta në kuadër të kësaj gare.

Me marrjen e lajmit për ndarjen nga jeta të legjendës së rock-ut, Shemit, Edona ka ndalur për pak angazhimet e saj për të shprehur ngushëllimet. Ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram, shkruan Kosovarja.

Në mesazhin e saj, Llalloshi ka shkruar: “Shem, miku im, prehu në paqe. Ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit artistik dhe të gjithë atyre që e njohën”, duke e kujtuar artistin me respekt dhe ndjeshmëri.

Komento: