
Policia e Kosovës, ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Prizren, ku një grua është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Nga policia është theksuar edhe se, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
‘‘HETIM I VDEKJES
Prizren / 23.12.2025 – 11:00. Viktima femër kosovare është gjetur pas shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.