
Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 16:00, ka arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, shtetas të huaj, nën dyshimin për kontrabandim të njerëzve.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar 53 pasaporta, 38 letërnjoftime, 4 telefona mobil dhe 3 ora dore.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.