Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e Kryeshefit për pagat

11:56 | 24 Dhjetor 2025
Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e Kryeshefit për pagat

Punëtorët e Sindikatës së RE të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e kanë nisur ndryshe protestën e sotme para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, duke lëshuar një deklaratë të Kryeshefit ku dëgjohet të thotë se paga mesatare në KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike.

“KEK vazhdimisht ka pasë një rritje të pagave çdo vit, por këtë vit e kemi më sfiduese mirëpo e dimë që edhe paga mesatare ne KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike”, dëgjohet të thotë kryeshefit.

E për këtë kryetari i Sindikatës së RE të KEK, Nexhat Llumnica ka thënë se ky është një mashtrim duke ironizuar se fjala e Kryeshefit nuk shkelet dhe se paga mesatare për ta duhet të jetë 1 mijë e 100 euro.

“Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës jo vetëm që nuk është i interesuar të zgjedh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut por po na thotë që i keni pagat më të larta në Kosovës. Sigurisht se ai po e mendon shërbyes civil sikurse ndërmarrjet publike e aq më larg KEK që sot vdesin një për qind e stafit. Kreyshefi i KEK na tha që i keni mbi 1 mijë e diçka euro pagë mesatare. Ne sindikata e RE e KEK e dimë që mesatarja e pagës bazë është rreth 750 euro. Kam thënë që kam një surprizë, e ajo supreizë është mos me ia shkel fjalën Kryeshefit, pra nga këtu ne kërkojmë 1 mijë e 100 euro pagë mesatare. Për të mbetur kjo pagë mesatare 1 mijë e 100 euro, duhet të shtoheh edhe 350 euro për secilin punëtorë në bazë të pagës mesatare”, tha ai.

Komento: