Limaj në Bjeshkët e Berishës: Me bashkëluftëtarë e mërgimtarë do ta çajmë rrethimin

16:26 | 24 Dhjetor 2025
Limaj në Bjeshkët e Berishës: Me bashkëluftëtarë e mërgimtarë do ta çajmë rrethimin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar bashkëluftëtarë e mërgimtarë në Bjeshkët e Berishës. Në një video të postuar nga vetë ai në Facebook, Limaj thotë se këta ia konfirmuan vendosmërinë e gatishmërinë “për të çarë këtë rrethim së bashku”.

“Me këta bashkëluftëtarë kemi çarë rrethime në Bjeshkët e Berishës, me zemër e shpresë në shpirt”.

“Edhe kësaj here do ta çajmë bashkë, sepse kur jemi një, çdo rrethim bie! 122”, shkroi Limaj.

Komento: