Gjendet në Prishtinë vetura e shpallur në kërkim nga Suedia, arrestohet një person

18:17 | 24 Dhjetor 2025
Gjendet në Prishtinë vetura e shpallur në kërkim nga Suedia, arrestohet një person

Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, kanë realizuar sot një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. 

Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni, “policia ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze, të cilën kanë vazhduar ta trajtojnë njësitet kompetente të Policisë”.

“Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion”, njoftoi PK-ja.

Ndërkaq, ndaj personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Klankosova.tv

Komento: