
KEDS dhe KESCO mbajtën një konferencë të përbashkët për të sqaruar gjendjen e furnizimit me energji elektrike në vend. Zëdhënësja e KEDS-it për media, Bleona Dallaveraj tha se për shkak të rritjes së lartë të konsumit gjatë dimrit, në disa zona janë shfaqur kufizime të energjisë elektrike, të cilat prekin rreth 3–5 përqind të konsumatorëve në nivel vendi.
Sipas saj, shumica e problemeve lidhen me mungesën e kapaciteteve bartëse dhe të transmisionit, e jo me operimin e rrjetit shpërndarës. Nga fillimi i dhjetorit, piku i konsumit ka arritur në 1,365 megavatë, me rritje rreth 6 përqind, ndërsa nëse trendi vazhdon, pritet të tejkalojë 1,500 megavatë.
“E kemi ftuar këtë konferencë për të sqaruar situatën e energjisë elektrike si KEDS dhe KESKO në nivel vendi, e kuptojmë që në disa zona për shkak të konsumit të lartë të energjisë elektrike kemi kufizim të energjisë kjo ka ngritur shqetësim tek qytetarët. Zonat e prekura në kufizimin e energjisë elektrike si shkak i mungesës së kapacitetit e përbëjnë 3-5 për qind të konsumatorëve në nivel të vendit, shumica e problemeve nuk ndërlidhen me operativ e sistemit shpërndarës por lidhet me kapacitetin bartës dhe transmisionin. Zonat e prekura nga mungesa e kapaciteteve janë Prizren, Zhur, Dragash, Rahovec, Malishevë, Xërxën, Therandën, Gjilanit dhe Shtime, probleme që lidhne me transmisionit. Nga fillimi i dhjetori deri dje piku ka arritur në nivelin një mijë 365 megavate si piku më i lartë i regjistruar gjatë kësaj kohe që i bie kemi rritje për gjashtë për qind, nëse vazhdon ky trend pritet kjo shifër të kalojë mbi niveli një mijë e 500 mgv”, deklaroi Dallaveraj.
Ndërkaq, zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti, theksoi se rritja e konsumit gjatë dimrit është e zakonshme dhe se kompania po importon energji elektrike për të mbuluar kërkesën. Ajo bëri thirrje për kursim të energjisë, veçanërisht gjatë orëve të pikut, dhe siguroi se qytetarët do të informohen rregullisht për situatën.
Dihet që gjatë sitës së dimrit rritet edhe trendi i konsumit të energjisë elektrike është me diçka që përballemi çdo dimër, çka është e rëndësishme është që gjithmonë tentojmë të mbulojmë kërkesën për konsum e cila rritet gjatë kësaj periudhe andaj importojmë energjinë elektrike, ne si kompani e kemi përmbushur obligimin tonë edhe jemi në kontakt me dy operatorët e rrjetit dhe mundohemi në maksimum dhe të marrin dhe të japim informata me konsumatorët për situatën e energjisë elektrike në vend. Bëjmë thirrje për kursim për të gjithë konsumatorët në orët e pikut dhe të mundohemi të përdorim energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale. Është e nevojshme në këtë periudhë, dihet që në këtë periudhë ne po mbulojmë gjithë energjinë elektrike sa është e nevojshme dhe rrjedhimisht do të jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe do t’iu mbajnë në kontakt të vazhdueshëm për çdo çështje”, theksoi Rashiti./Ekonomia Online