
Lajm bombastik, Milan dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen edhe në merkato.
Rosonerët dhe Biankonerët po punojnë për sezonin aktual, ndërsa Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.
Sipas Calciomercato, Samuele Ricci mund të transferohet te Juventusi, ndërsa Federico Gatti te Milani.
Allegri ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e Gattit, ndërsa Biankonerët nga ana tjetër janë në kërkim të një mesfushori dhe Ricci do të ishte përforcimi ideal.