Man Utd gjen zëvendësimin e Pogbas, por transferon super-yllin

11:05 | 07 Qershor 2019

Manchester United është në kërkim të një futbollisti të ri për skuadrën.

Ata janë duke e cilësuar Youri Tielemans si zëvendësues eventual të Paul Pogbas në ‘Old Trafford’.

Mesfushori francez e ka të ardhmen në ‘ajër’ me Real Madridin dhe Juventusin që interesohen për kartonin e tij.

‘The Independent’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ tashmë kanë menduar për mesfushorin që do të zëvendësonte Paul Pogban.

Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Youri Tielmenas, mesfushorin e Monacos, që pjesën e dytë të sezonit e kaloi në huazim te skuadra e Leicester Cityt në Premierligë.

Tielemans te Leicester City në pjesën e dytë të sezonit zhvilloi 13 paraqitje, duke shënuar edhe tri gola. Ai gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Anderlecht në Belgjikë.

Komento: