Dy burra theren me thikë nga tre të tjerë në Vushtrri

10:26 | 25 Dhjetor 2025
Dy burra theren me thikë nga tre të tjerë në Vushtrri

Dy burra kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit dyshohet se u therën me thikë nga tre burra të tjerë në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh, lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit.

Të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar tretman mjekësor pasi ishin therur me thikë nga tre persona të dyshuar meshkuj. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Komento: