Arrestohet prifti i MCP-së në Mal të Zi, dyshohet për abuzim seksual me të mitur

17:56 | 25 Dhjetor 2025
Arrestohet prifti i MCP-së në Mal të Zi, dyshohet për abuzim seksual me të mitur

Policia në Cetinje, Mal të Zi, ka arrestuar një person me inicialet B.Q. (B.Ć.), 48-vjeç, i cili dyshohet për abuzim seksual me dy të mitur.

Ai u paraqit te prokurori përgjegjës i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Cetinje brenda afatit të përcaktuar me ligj me një kallëzim penal për juridiksion të mëtejshëm, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Ndërkaq, “Vijesti” raporton se sipas informacioneve jozyrtare, i arrestuari është një klerik i Mitropolisë Malazezo-Bregdetare.

Komento: