Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë

08:56 | 27 Dhjetor 2025
Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë

Një burrë raportohet se është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në Mitrovicë të Jugut.

Sipas raportit 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, teksa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thotë Policia në raportin e saj.

Komento: