Nën kërcënimin e armës, i grabiten para një recepsionisti në Prishtinë

09:56 | 27 Dhjetor 2025
Nën kërcënimin e armës, i grabiten para një recepsionisti në Prishtinë

Një grabitje e aramtosur është raportuar ditën e djeshmë në rrugën Çagllavicë-Llapnasellë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, ankuesi ka njoftuar se derisa po punonte në vendin e tij të punës si recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ia ka grabitur një shumë parash.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, teksa Policia bën të ditur se rasti po hetohet.

Komento: