
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar një video-mesazh drejtuar qytetarëve në prag të ditës së votimit.
Në video, Kurti fton qytetarët që të informohen dhe të jenë të përgatitur për procesin zgjedhor.
“Le ta shohim si duket fletëvotimi nesër kur të shkojmë në vendvotime,” shprehet Kurti në mesazhin e tij.
Po ashtu, ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit përmbyllës sonte në orën 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.