KEDS-i i bëri përgjegjës për një reduktim të energjisë elektrike, KEK-u reagon

17:26 | 27 Dhjetor 2025
KEDS-i i bëri përgjegjës për një reduktim të energjisë elektrike, KEK-u reagon

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar ndaj kompanisë KEDS pasi këta të fundit në një njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike kanë thënë se arsyeja është KEK-u.

KEK ka thënë se janë të shqetësuar nga një gjë e tillë dhe e kanë cilësuar si një informacion të pavërtetë dhe keqinformues që cenon reputacionin e KEK-ut.

“Theksojmë qartë se KEK, si prodhues i energjisë elektrike, nuk ka asnjë kompetencë mbi rrjetin e shpërndarjes apo furnizimin e konsumatorëve të rregulluar, dhe në asnjë rrethanë nuk mund të jetë shkaktar i ndërprerjeve në këto segmente”, thuhet në reagim.

KEK ka kërkuar nga ZRRE që ta trajtojë me seriozitet një gjë të tillë.

“Ftojmë qytetarët që çdo faturë apo njoftim të tillë ta raportojnë pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje ZRRE-së, si autoritet rregullator, që ta trajtojë këtë çështje me seriozitet të plotë dhe të sigurojë që përgjegjësitë institucionale të mos shtrembërohen dhe raste të tilla të mos përsëriten”, thuhet në komunikatë.

Komento: