Voton Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, u bën thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë drejtën e votës

07:56 | 28 Dhjetor 2025
Voton Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, u bën thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë drejtën e votës

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka hedhur votën e tij në Pejë për zgjedhjet parlamentare, duke iu bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

“Sot votohet për zgjedhjet nacionale parlamentare për Kuvendin e Kosovës. Dua të shfrytëzojë këtë rast që t’i ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, për të zgjedhur kandidatët, përfaqësuesit e tyre të Republikës së Kosovës. Nga ana e KQZ-së të gjitha përgatitjet janë bërë, përkundër kohës së shkurtër dhe sfidave që kemi pasë. Ne kemi arritur të sigurohemi që procesi të fillojë me kohë. Të gjitha trajnimet, çështjet logjistike janë përfunduar me kohë. Dje kemi pasë procesin  votimit në diasporë dhe sipas njoftimeve ka shuar shumë mirë, ka qenë i qetë. Një pjesë e atyre që janë regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike kanë votuar…Uroj të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë e procesi mos të ketë asnjë problem”, tha ai.

Nga procesi i votimit në përfaqësi diplomatike, pa Amerikë dhe Kanada numri që kanë votuar është rreth 15 mijë.

Komento: