Raportohet për një rast të ushtrimit të presionit ndaj votuesit në Mitrovicë të Veriut

10:26 | 28 Dhjetor 2025
Raportohet për një rast të ushtrimit të presionit ndaj votuesit në Mitrovicë të Veriut

Dy persona kanë raportuar në polici se ndaj tyre është ushtruar presion në lidhje me zgjedhjet e sotme parlamentare që po mbahen në vend.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës  në Mitrovicë të Veriut.

Rasti ka të bëjë me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve.

Ankuesit kanë deklaruar se janë ndier të kërcënuar lidhur me pjesëmarrjen dhe qëndrimin e tyre zgjedhor.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori.

Komento: