
Elijona ka ndarë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj gjatë një bisede emocionale me Sasën, ku foli hapur për humbjen e nënës dhe motrës, si dhe për fëmijërinë e saj të vështirë larg familjes.
Gjatë rrëfimit, ajo tregoi se gjëja që e dhemb më shumë është fakti se nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për ta shijuar praninë dhe dashurinë e nënës së saj.
“Fakti që më mërzit është që nuk kam pasur shumë kohë me mamin. Unë kur i kam pasur 13 vjet jam kthyer në shtëpi, që kam ikur prej familjes gjermane”, i tha Elijona Sasës.
Sasa e pyeti se sa vjeçe kishte qenë kur kishte jetuar me familjen gjermane, ndërsa Elijona u përgjigj:
“I kam pasur 6-7 vjet kur kam shkuar, e 13 jam kthyer”.
Në vijim të bisedës, Sasa e pyeti nëse gjatë gjithë atyre viteve kishte qenë pa nënën, gjë që Elijona e konfirmoi me një “po”.
Rrëfimi i saj u bë edhe më prekës kur ajo foli për momentin e kthimit në shtëpi dhe zhgënjimin që pasoi: “Erdha dhe më është dukur aq bukur, jam lutur s’di sa vite për ta pasur atë moment dhe s’më la Zoti të kënaqem, ta shijoj, ta kem dashurinë e nënës, të mbushem me dashuri të nënës”.
Ky rrëfim i sinqertë preku jo vetëm Sasën, por edhe publikun, duke nxjerrë në pah dhimbjen e thellë dhe boshllëkun emocional që Elijona mban ende brenda vetes.
