
Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ushtruar të drejtën e votës, me ç’rast u ka bërë thirrje qytetarëve që në këtë ditë të demokracisë, të vendosin se kujt do t’ia lënë në dorë Kuvendin dhe funksionimin e shtetit për katër vitet e ardhshme, raporton Ekonomia Online.
“Ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, për shtetin tonë. Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari. Për ta bërë këtë shtet më të pjekur, më të fortë, më konsisten dhe funksional. Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari, për t’i dhënë një mundësi dhe shpresë zhvillimit të Kosovës. Shpresoj që çdo qytetarë do të vendos për fëmijët tanë, për këtë shtet, për forcën e shteti, zhvillimin e shteti dhe funksionimin e shtetit. Mos harroni, sot vendosni që për katër vitet e ardhme në dorën e kujt do ta lëni Parlamentin e Kosovës dhe funksionimin e shtetit, prandaj është një vendimmarrje shumë e rëndësishme. Besoj që qytetarët e Republikës së Kosovës do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë vendimmarrje. Në fund të fundit kjo ka qenë përpjekja jonë e vazhdueshme për t’ia dhënë mundësinë gjithmonë për të ardh te liria e shtetit dhe pastaj qytetari t’i jep drejtim vet vendit vet dhe kjo është dita e asaj vendimmarrje të rëndësishme, për guxim dhe shpresë”, tha ai.