KQZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

15:46 | 28 Dhjetor 2025
Prishtina prin për nga numri i votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në tri qendra votimi.

Duke u mbështetur në të dhënat preliminare, Radoniqi tha se deri në ora 15:00 kanë votuar 572 mijë e 726 qytetarë.

“Numri me të drejt vote 572 mijë e 726 votues apo 28.65%”, tha Radoniqi në mbledhjen e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë të drejtë vote 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë.

Komento: