
Mesut Ozil po martohet sot.
Futbollisti i njohur gjerman, Mesut Ozil dhe aktorja e njohur turke, Amine Gulse, sot dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë me martesë.
Çifti do t’i thonë po njëri-tjetrit pas një lidhjeje disavjeçare. Sipas mediave turke, çifti kanë organizuar një festë të madhe për dasmën e tyre, e cila do të mbahet sonte.

Kurse, mbrëmë në mesin e shumë të ftuarave, Amine ka mbajtur kanagjegjin e saj, ku i pranishëm ishte edhe futbollisti.
Duket se aktorja nuk iu është larguar traditave turke për kanagjegjin e saj.

Mesut dhe Amine në Janar të këtij vitit u fejuan. Dhe dëshmitar në martesën e tyre e kanë zgjedhur Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Bëhet e ditur se ata kanë filluar lidhjen që nga viti 2016, ndërsa e kanë zyrtarizuar në dhjetor të vitit 2017.

Amina është modele dhe ka qenë ish-miss Turqia (2014). Pas rolit të saj në serialin “Asla Vazgeçmem”, ajo u bë e njohur për publikun e gjerë, brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë.


