“Lumir Abdixhiku duhet të jap dorëheqje”, Xani: LDK nuk e meriton një lider të tillë

20:26 | 28 Dhjetor 2025
“Lumir Abdixhiku duhet të jap dorëheqje”, Xani: LDK nuk e meriton një lider të tillë

Komentatori politik Visar Xani në emisionin special në Kanal10 ka komentuar rënien e madhe që ka përjetuar LDK-ja në zgjedhjet e sotme.

Ai ka thënë se nëse edhe pas orës 12 dalin rezultatet e njëjta, Lumir Abdixhiku duhet të jep dorëheqje morale nga LDK-ja, raporton Gazeta10.

“Nga këto rezultate të projeksioneve po del që humbsja më e madhe është LDK-ja, dhe besoj që para orës 12 të mbrëmjes dalin këto rezultate, Lumir Abdixhiku duhet të jep dorëheqje morale, ai nuk e ka dëmtuar vetëm LDK-në por komplet projeksionin e Opozitës”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Komento: