Thaç – Vuçicit: S’mund të arrijmë marrëveshje me qasjen që keni

15:05 | 07 Qershor 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin “GloboSec”, bashkë në një panel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka akuzuar Serbinë si penguese kryesore e dialogut.

“Duam marrëveshje me Serbinë që do të sillte njohje reciproke, pa kufij me vija etnike. Një marrëveshje e cila do të sillte anëtarësim të Kosovës në OKB dhe që do të sjellte njohjen e pesë vendeve të BE’së, përfshirë Sllovakinë. Në Berlin ne do të kishim pasur mundësi të kishim më shumë përparim. Unë besoj se kjo marrëveshje mund të arrihet në këtë vit, domethënë në vitin 20019”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, nuk mund të ketë dialog, nëse vendosim kushte për dialog, ashtu sic po bën Serbia aktualisht.

“Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim ne UNESCO e Interpol. Por unë besoj se në javët e ardhshme do të krijohet një klimë për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkret për vazhdim të dialogut dhe për arritje të marrëveshjes”, thotë ai.

Komento: