Kandidatja e LDK-së pë deputete: Po m’pyesin qysh je? Gjallë, n’Kosovë, edhe e fortë bile

23:18 | 28 Dhjetor 2025

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Janina Ymeri, tha se po pyetet “qysh je” pasi partia e saj shënoi rezultat të dobët në zgjedhjet e sotme parlamentare.

“Po m’pyesin qysh je? Gjallë, n’Kosovë, edhe e fortë bile”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Ymeri në këto zgjedhje garoi për herë të parë për deputete.

Për rezultatin e dobët të LDK-së, përgjegjësi mori edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili tha më herët në një konferencë për media se edhe dorëheqja e tij është në diskutim.

Komento: