
Komentatori politik Fidan Rama ka deklaruar se skena politike në Kosovë po shkon drejt ndarjes në dy blloqe të mëdha politike, duke theksuar se LDK-ja po përballet me një problem serioz të orientimit dhe identitetit politik.
Në emisionin Politiko, Rama u shpreh se LDK-ja “e ka të vështirë ta gjejë veten”, ndërsa shtoi se në periudhën e ardhshme do të qartësohet pozicionimi i saj politik.
“Vendi po shkon drejt dy blloqeve politike. LDK-ja ka problem serioz, është problem serioz me gjetë veten”, shtoi tutje Rama në Politiko.
Sipas tij, blloku i dytë politik, që lidhet me raportet PDK–LDK, pritet të përcaktohet brenda dy viteve të ardhshme, ndërkohë që ndarjet politike po thellohen.
“Tash ky blloku i dytë, është PDK-LDK, ka me u përcaktu në dy vitet e ardhshme, ne po ndahemi. Vendi po ndahet në dy blloqe ”, theksoi Rama, duke paralajmëruar se kjo ndarje mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet politike dhe zgjedhore në Kosovë.
Deklarata e plotë: