
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në qendrat komunale të numërimit në mbarë vendin.
Sipas KQZ-së, pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, tani po zhvillohet numërimi i votave preferenciale për kandidatët, proces i cili realizohet në qendrat komunale të numërimit dhe nën mbikëqyrjen e komisionerëve dhe vëzhguesve.
Ky proces është pjesë e fazës së dytë të numërimit dhe do të përcaktojë renditjen e kandidatëve për deputetë brenda subjekteve politike