Spiropali uron Kosovën dhe Kurtin: Ecim krah për krah, me një zemër dhe një zë

15:56 | 29 Dhjetor 2025
Spiropali uron Kosovën dhe Kurtin: Ecim krah për krah, me një zemër dhe një zë

Kryediplomatja shqiptare ka uruar Kosovën për zgjedhjet e 28 dhjetorit – të zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare. Elisa Spiropali u shpreh se kjo është një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë, teksa uroi edhe partinë e Albin Kurtit.

“Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.”

Ministrja gjithashtu tha se Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku “krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi.”

Komento: